PLUGZZi ishte i pranishëm në një nga eventet më ikonike të teknologjisë në datat 14-18 tetor, GITEX GLOBAL 2024, në edicionin e 44-t.

Share:

Ekosistemi GITEX GLOBAL përfshinë 9 shfaqje të bashkëvendosura: GITEX GLOBAL, AI Everything, GITEX Impact, Future Urbanism, GLOBAL Devslam, Expand North Star, Fintech Surge, Future Blockchain Summit dhe Marketing Mania. Në qendër të këtyre shfaqjeve ishin inovacioni, bashkëpunimi dhe zbulimi.

Të pranishmit eksploruan aplikime në botën reale të AI dhe të burimit të inovacioneve të fundit që reduktojnë kostot operative dhe rrisin efikasitetin e biznesit.

PLUGZZi, tashmë gati për t’u globalizuar, ishte e pranishme me stendën e saj në këtë ekspozitë si e vetmja kompani shqiptare në Gitex Global 2024, për të prezantuar një zgjidhje mjaft të lehtë të problemit tonë të përditshëm: shkarkimit të baterisë së pajisjeve tona elekronike.

Ajo që e bën të veçantë PLUGZZi si kompania e parë shqiptare në eventin më të madh të teknologjisë në planet është inovacioni që sjell si kompania e vetme që promovon shërbimin “Charge on the go & Advertising” nëpërmjet ekraneve të karikimit pjesëmarrëse në këtë panair.

Falë risive në produktet dhe shërbimet që kjo kompani ofron, të cilat u ekspozuan denjësisht në GITEX GLOBAL 2024, PLUGZZi është në kërkim të zgjerimit në tregje të reja në mbarë botën.

sq