PLUGZZi do të jetë i pranishëm në një nga eventet më ikonike të teknologjisë në datat 14-18 tetor, GITEX GLOBAL 2024, tashmë në edicionin e 44-t.

Ekosistemi GITEX GLOBAL përfshin 9 shfaqje të bashkëvendosura: GITEX GLOBAL, AI Everything, GITEX Impact, Future Urbanism, GLOBAL Devslam, Expand North Star, Fintech Surge, Future Blockchain Summit dhe Marketing Mania. Në qendër të këtyre shfaqjeve janë inovacioni, bashkëpunimi dhe zbulimi. Të pranishmit mund të eksplorojnë aplikime në botën reale të AI dhe të burimit të inovacioneve të fundit që reduktojnë kostot operative dhe rrisin efikasitetin e biznesit.

PLUGZZi, tashmë gati për t’u globalizuar, do të jetë e pranishme me stendën e saj në këtë ekspozitë si e vetmja kompani shqiptare në Gitex Global 2024, për të prezantuar një zgjidhje mjaft të lehtë të problemit tonë të përditshëm: shkarkimit të baterisë së pajisjeve tona elekronike.

Ajo që e bën të veçantë PLUGZZi si kompania e parë shqiptare në eventin më të madh të teknologjisë në planet është inovacioni që sjell si kompania e vetme që do të promovojë shërbimin “Charge on the go & Advertising” nëpërmjet ekraneve të karikimit pjesëmarrëse në këtë panair.

Falë risive në produktet dhe shërbimet që kjo kompani ofron, të cilat do të ekspozohen denjësisht në GITEX GLOBAL 2024, PLUGZZi është në kërkim të zgjerimit në tregje të reja në mbarë botën.

en_US